1 Prilli, është Dita ndërkombëtare e gënjeshtrave dhe shumë media në këtë ditë kanë sjellë fantazitë më të shfrenuara që janë besuar nga publiku. Në vitin 1957 BBC transmetonte një reportazh për makaronat zviceriane që mbilleshin dhe rriteshin si pemë…
1 Prilli njihet si dita e gënjeshtrave apo më saktë, shakave, dhe më të mëdhatë prej tyre, janë sigurisht ato që ndikojnë mbi një numër të konsiderueshëm njerëzish, apo ato qe sjellin ide të çuditshme të cilat ne fakt, ka njerëz që i kanë besuar.
CNN liston disa prej tyre, duke e nisur me shakanë e famshme të makaronave të rritura.
1 Prillin e vitit 1957, BBC-ja transmeroi nje kronike mbi vjeljen e mbare të “makaronave zvicerane” për shkak të motit të butë, dhe këtë, shumë britanike e besuan.
Epo, lajmi ishte dhënë në televizion, apo jo? E dyta ishte historia e lojtarit më të jashtëzakonshëm të baseballit, Siddhartha “Sidd” Finch, i botuar nga Sports Illustrated ne edicionin e 1 prillit 1985.
Finchi, që mund të lëshonte një top me shpeëtesinë 270 km/h, ishte një personazh i trilluar dhe personat më të kujdesshëm që lexuan edhe titullin e dytë poshtë atij kryesor, panë se aty shkruhej: “Gëzuar 1 prillin budallenj!!! I treti vjen numri Pi me vlere 3,14 – per te cilin ligjvënësit në Alabama në 1998-tën votuan ligjin qe e kthente ne thjesht 3; por kjo ishte një gënjeshtër e shpikur nga një person i quajtur Mark Boslough.
Lista vazhdon me shakanë e letrës higjenike për mëngjerashe, faktin qe Big Beni do të dixhitalizohej, apo pretendimin e 1994-tës nga PC Magazine se në kongresin amerikan po avanconte një projektligj, i cili ua ndalonte personave të dehur përdorimin e internetit.
Top Channel