Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sot drejtuesit e Universiteteve, duke kërkuar zbatimin e disa prej kërkesave të studentëve. Gjatë fjalës së tij, ai tha se nëse nuk merren parasysh kërkesat, atëherë qeveria mund të ndërhyjë për t’i dhënë fund autonomisë universitare.
“Urojmë që të mos ndërhyjmë në ligj për të marrë në kontroll një zonë që i takon autonomisë universitare. Por nuk mund të lëmë në dorë jetën e fëmijëve tanë. Kjo nuk është dika që dëshirojmë dhe nuk është më e mira për tu bërë. Më e mira është që përgjegjësinë ta marrin senatet akademike dhe rektoratet e universiteteve dhe ta çojnë përpara. Nuk do ketë harresë dhe bllokim të procesit të vlerësimit të titujve akademikë.
Për këtë jemi duke u përgatitur për të zhvilluar një takim tjetër me drejtuesit e Universiteti për të adresuar çështjen e kuotave, çështjen e kalimit të një pjesë të vëmendjes tek kolegjet profesionale dhe tek programe e formimit profesional. Nuk mund të kemi kërkesë për kuota të pabazuara. Programet profesionale nuk mund të hartohen tek sa pedagogë kemi dhe se çfarë dinë të bëjnë këta pedagogë, por tek kërkesat e tregut. Kemi një qartësi relative të kërkesave të tregut”, paralajmëroi shefi i qeverisë.
Top Channel