Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me një grup gjimnazistësh nga dy shkolla në Tiranë tha se dështimi më i madh i qeverisë është lënia e rinisë pas dore.

Sipas saj largimi i tyre është plaga më e madhe që politika i ka shkaktuar Shqipërisë.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Sot u takova me një grup gjimnazistësh nga shkollat ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’. E jashtëzakonshme energjia e tyre pozitive dhe dëshira për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të përbashkët.

Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë.

Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë.

LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin.

Një rini e mirë arsimuar dhe punësimi i saj është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket! Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA