Marie Lollis donte të festonte hapjen e një kapitulli të ri në jetën e saj. Kjo nuk kishte të bënte me fejesën, martesën, ardhjen në jetë të një fëmije, apo diçka tjetër.

Marie sapo ishte divorcuar dhe kjo e bënte atë shumë të lumtur. Gruaja është bërë sensacion në internet për shkak të albumit të fotografive që ka bërë, e cila duket mjaft e lumtur dhe sfiduese.

E veshur me çizme me taka dhe mbi gjunjë, ajo kërkon të thojë se fundi i martesës nuk është një ngjarje e hidhur në jetë dhe se gratë e forta mund të fuqizohen nga kjo lëvizje dhe të jenë të lumtura.

“Është mirë që të jesh përsëri e lumtur”, tha Marie për ‘DailyMail.com’. Marie tha se e bëri albumin e fotografive pas divorcit të saj nga Quinton Eaton, burrin me të cilin ishte e martuar  prej 13 vjetësh.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA