Danimarka ka reputacionin si një ndër vendet më të lumtura në botë, por ka edhe nivelin më të lartë të divorceve në Evropën Perëndimore. Në 2017, thuajse gjysma e martesave në vend, përfunduan në divorc.

Por, nga tani e tutje, çiftet që do të kërkojnë divorcin, do të detyrohen të ndjekin një kurs, para se martesa e tyre të përfundojë ligjërisht.

Një profesor i Universitetit të Kopenhagenit, Martin Hald, ka ndihmuar në ravijëzimin e kursit. Sipas Gert Martin Hald, kursi, që është i disponueshëm edhe në një aplikacion, jep këshilla për komunikimin me ish partnerin dhe si të ndihmosh fëmijët.

“Disa divorce janë shpesh të parakohshme, ndaj pasja e një periudhe reflektimi tre mujore, është e nevojshme. Kjo ka si qëllim balancimin e efekteve anësore të divorcit, jo domosdoshmërisht dekurajon divorcin, por i vendos njerëzit në një pozicion më të favorshëm për ta përballuar atë”, tha profesori Hald.

Danezët mund të aplikojnë online për një divorc dhe të marrin një certifikatë divorci relativisht shpejt. Ky kurs i ri, është i vlefshëm vetëm për çiftet me fëmijë dhe ka si qëllim të ndihmojë palët të reflektojnë se si do të jetë jeta e tyre të ndarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA