Rezultatet dhe paraqitjet e mira të përfaqësueses së Kosovës në futboll ishin fokusi i një specialeje në rrjetin amerikan të sportit “ESPN”, një rrëfim i gjatë sesi skuadra e vendit ballkanik po bëhet autore e një ngjitjeje për t’u shënuar.

Një shtet i formuar në vitin 2008, që është në prag të kualifikimit për në finalet e Europianit të 2020. Kështu, platforma amerikane fton lexuesit dhe ndjekësit e saj të lundrojnë në rrugëtimin e vështirë, por të pabesueshëm, që dukej vite larg.

Etiketa “Brazili i Ballkanit”, që i ka ndjekur ata si një lloj shakaje, nuk duket më e tillë. Kosova mund të jetë surprizë në grupin kualifikues të Anglisë, për EURO 2020. Barazimi 1:1 me Bullgarinë e filloi rrugëtimin e “Dardanëve”, por edhe para kësaj ndeshjeje, ata ishin dy ndeshje larg shkrimit të historisë.

Nën drejtimin e Challandes Kosova lulëzoi, shënoi 15 gola në 6 ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe ishte një nivel më lart sesa Ishujt Faroe, Malta dhe Azerbajxhani në grupin D3. Mosha mesatare e ekipit të Kosovës është 23-vjeçare. Disa prej lojtarëve ishin ende adoleshentë, kur luajtën kundër Kroacisë për herë të parë.

Nëse Kosova mposht Maqedoninë e Veriut, më pas Gjeorgjinë ose Bjellorusinë në “play-off”-et e Ligës së Kombeve, ajo do të kualifikohet në “EURO 2020” pa pasur nevojë për një rrugë më konvencionale. Kështu, njëra ndër historitë më mbresëlënëse të futbollit do të thyejë rekorde të reja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel