Muzeu Kombëtar i Katarit do të hapë dyert e tij për publikun më 28 mars. Bëhet fjalë për një mrekulli arkitekturore, që në të njëjtën kohë do t’i japë zë historisë unike të vendit, që nga kohët e hershme e deri në ditët e sotme, madje pa lënë pas edhe të ardhmen.

I projektuar që të jetë tërheqës dhe eksperimental, vizitorët mund të presin një ambient të pasur për t’u eksploruar.

I organizuar në 3 kapituj; fillimet, jeta në Katar dhe ndërtimi i kombit; secila temë prezantohet në 11 galeri individuale.

Muzeu është ndërtuar në pallatin historik të rinovuar të Katarit dhe është një kryevepër e Zhan Novel, i pajisur me vepra arti, objekte të rralla dhe kopshte madhështore.

Ai mbledh një sipërfaqe prej 1.5 km dhe mund të presë me mijëra vizitorë njëherësh.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA