Martesa e tyre zgjati vetëm 72 ditë dhe divorci u bë në tetor të 2011. Dhe pavarësisht kritikave që janë bërë në lidhje me çiftin, Kris Humphries zbuloi se martesa e tij me Kim Kardashian ishte ‘100% e vërtetë’ . Këtë gjë ai e deklaroi gjatë një interviste tek “The Players Tribune”.

Ish-lojtari i basketbolli  u bë i njohur si bashkëshorti i Kim. “Unë nuk dua të jem Kris Humphries. Është ndjenja më e çmendur në botë, nuk dëshiroj të jem vetvetja”, thotë ai. Jeta e tij mori tatëpjetën dhe media  atë kohë nuk ndalej se shkruari rreth tij, ndërkohë që po përpiqej të përqendrohej tek karriera.

Humphries pranon se ishte naiv dhe nuk e mendoi se sa do të ndryshonte jeta e tij kur filloi të shoqërohej me Kardashian, në fund të vitit 2010. “E vetmja gjë që më shqetëson është se njerëzit me thonë se martesa ime ishte e rreme”, shpjegon ai.

“Ka patjetër lidhje në botë që bëhen për shoe, por marrëdhënia jonë ishte e vërtetë. Kur e kuptuam se nuk po funksiononte…çfarë mund të them?”, shtoi 34-vjeçari.

“Nuk është e lehtë të kalosh sikletin e diçkaje të tillë – me miqtë tuaj, me familjen tënde … Por, kur historia bëhet kaq publike, para botës, kalon në një nivel tjetër. Ishte brutale. Duket sikur gjithë bota ju urren dhe ti nuk e di pse”, tha ai. Ndarja  Kim dhe Kris u finalizua përfundimisht në 2013 dhe ajo u martua me bashkëshortin e saj të tretë, reperin Kanye West, në vitin 2014.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA