Çili në “Top Talk”: Rama, jo kryeministër pa u konfirmuar në zgjedhje

26/03/2019 16:02

Për të folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike brenda mazhorancës, opozitës, por edhe për konfliktin politik mes tyre, i ftuar në studion e “Top Talk”, ishte botuesi Henri Çili.

Sipas tij Kryeministri Rama do e ketë të pamundur të vijojë qeverisjen e tij pa u rikonfirmuar në zgjedhje.

“E pamundur që kryeministri Rama të qëndrojë pa u rikonfirmuar në zgjedhje”, u shpreh Çili.

Çili në “Top Talk”: Qeveria dhe opozita, kundër Reformës në Drejtësi

Çili u shpreh se qeveria në “underground” po punon për ta dëmtuar reformën në drejtësi, duke shtuar se nuk e kupton as pretekstet e opozitës kundër saj.

“Dalloj qartësisht, ose ‘underground’ përpjekjet e qeverisë për ta diskretituar reformën në Drejtësi. Siç dalloj edhe alibi të kota të opozitës për të refuzuar Reformën në Drejtësi”, tha Çili.

Më tej ai shton se duhet një depolitizim i shtetit dhe duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij duhet të ndahen interesat e opozitës nga interesat e publikut.

“Opozita është kundërshtare e reformës në drejtësi. Kjo është kundër opinionit publik. Por ne duhet të dëgjojmë argumentet e saj. Opozita propozon një neutraulizim të shtetit dhe pa influencën e asnjë mazhorace, kjo është në interes publik”, tha ai.

Çili në Top Talk: Veliaj, rival i Ramës

Të shtunën Veliaj shpalli zyrtarisht kandidaturën për një mandat të dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Por në studion e Top Talk, botuesi Henri Çili shprehet se shpallja e kandidaturës nga ana e Veliajt është më tepër se thjesht një kandidaturë lokale.

Sipas tij, kryebashkiaku Veliaj ka strukturuar një imazh prej lideri kombëtar, për të sfiduar Ramën brenda PS, ndryshe nga sa është linja zyrtare e të majtëve.

“Veliaj ambicioz, ka strukturuar një imazh si prej lideri kombëtar. Rrethanat krijojnë bindjen se në dinamikën e brendshme të PS, duket si një lloj imponimi të një drejtimi të ri të së majtës”, tha ai

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA