Një boksier i peshave të rënda është kritikuar se puthi një gazetare gjatë intervistës. Ngjarja është regjistruar të shtunën në mbrëmje, ku bullgari Kubrat Pulev mundi rumunin Bogdan Dinu në raundin e shtatë, në Kosta Mesa, Kaliforni.

Pas kësaj ai u intervistua nga gazetarja e “Vegas Sports Daily”, Jenny Sushe.

Gazetarja i drejtoi pyetjen por Pulev nuk iu përgjigj, duke preferuar që ta puthë në buzë. Gazetarja është zënë ngushtë nga ky incident dhe u përpoq që ta menaxhonte situatën me qetësi, duke dhënë një buzëqeshje.

Pulev, megjithatë, nuk i shpëtoi kritikave në mediat sociale, ku sjellja e tij u krahasua me sulmet seksuale.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA