Nga Uran Butka

Më 24 mars shënohet përvjetori i Masakrës së Tivarit, që konsiderohet si një nga plojat më të mëdha e të përgjakshme kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi realizuar nga pushteti komunist jugosllav në muajt mars dhe prill të vitit 1945.

Libri “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” i historianit Uran Butka, është një kontribut tjetër i rëndësishëm i tij në fushën e botimeve historike. Historiani Butka, thotë se është ana njerëzore si një homazh, për ata të rënë, për ata njerëz që kanë luftuar për Kosovën dhe për Shqipërinë dhe në asnjë rrjesht të historisë së Kosovës nuk përmenden. Për të zabrdhur këtë masakër, vazhdon ai, nuk ishte e lehtë fillisht kam përdorur dokumentet e arkivit shtetëror të Shqipërisë, dhe mandej në botimin e fundit ato nga arkivat jugosllave, shumë të rëndësishme pa të cilat nuk mund të shkruhej ky libër. Dokumentet historike të Beogradit dhe të Partiste Komuniste Jugosllave, janë dokumente autentike, rreth 1000 kopje të tilla që flasin për këtë masakër.

Deri tani, për masakrën e Tivarit është folur dhe shkruar në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë, sepse ajo nuk është konsideruar për mungesa të dhënash e dokumentesh por edhe për fshehje të së vërtetës. Është përfolur deri më tani dhe pjesëmarrja e pushtetit komunist të Shqipërisë dhe kjo së fundi bazohet në dokumente autentike. Sipas Butkës masakrën e projektoi dhe e realizoi, shteti komunist jugosllav nëpërmjet ushtrisë nacionalclirimtare të Jugosllavisë. Për arsye se ata kërkonin të ripushtonin Kosovën që ishte e bashkuar atëherë, e bashkuar me Shqipërinë gjatë viteve të luftës. Dhe së dyti, të bënin një spastrim të plotë etnik. Ajo u ndihmua gjithashtu edhe nga qeveria shqiptare e cila ka lënë gjurmë në dokumentet që i kam cituar: ‘Luftoni pa mëshirë reaksionarët në të dy anët e kufirit’.

Për shkaktarët dhe realizuesit e kësaj masakre me përmasa ballkanike, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi as në Kosovë, Serbi dhe as në Shqipëri.

Butka e përfundon intervistën e tij duke thënë se kjo masakër u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Jugosllavisë dhe Shqipërisë, që të futeshin forcat e brendshme.

1000 e ca veta u vranë në territorin shqiptar; 1560 u vranë në Tivar, dhe pastaj në tërë rrugëtimin që arriti shifra në 3447 të dokumentuara, njerëz të pafajshëm, përvec të tjerëve edhe të zhdukurve që mund të arrijë deri në 4000 veta. Ky ribotim i plotësuar sjell dokumente dhe dëshmi të reja, që hedhin dritë mbi Masakrën e Tivarit duke publikuar për herë të parë edhe listat e të rekrutuarve që u keqpërdorën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA