Edoardo Reja vazhdon të përflitet si njeriu i cili do të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit dhe vizita në stadiumin “Loro Boriçi” duket se është pasuar me kontakte të tjera me FSHF-në dhe negociata intensive.
Tekniku italo-slloven konfirmoi edhe personalisht se nëse do të pranojë pankinën e Shqipërisë, këtë do ta mësojmë vetëm të martën: “Kam folur me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe kam marrë 24 orë kohë për të vendosur. Do të varet shumë nga rezultati i kombëtares me Andorrën dhe nëse do të pranoj këtë detyrë, këtë do ta mësoni të martën”.
Trajneri i lindur në Goricia, që ka një karrierë 40-vjeçare në pankinë, dha mendimin e tij edhe për disiplinën e kërkuar me forcë nga trajneri i shkarkuar Cristian Panucci: “Vonesa e Strakoshës është diçka që mund të qëndrojë. Pashë që për këtë, ai mori një ndëshkim të ekzagjeruar”.
Top Channel