Koenigsegg njoftoi se do të nxirrte në treg 125 njësi të supersportives së saj më të fundit që quhet Jesko dhe sipas kompanisë, i ka shitur të gjitha makinat e prodhuara 5 ditë pas Sallonit të Gjenevës.

Kjo makinë kushtonte rreth 3 milionë euro dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 482,8 km/h.

Kujtojmë që rekordin e shpejtësisë e mban “vëllai” i kësaj makine, Koenigsegg Agera RS, që ka arritur 447,2 km/h në një garë të zhvilluar në Nevada. Jesko ka një 1600 kuaj fuqi, por ende duhet të provojë në pistë për të thyer rekordin e Agera RS.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA