“Në Tiranë më kanë paragjykuar për të folurën!” Adrola Dushi hap zemrën në “E Diell”

24/03/2019 16:47

Ajo është një nga femrat më të bukura shqiptare që po e ndan suksesin e saj mes SHBA-ve dhe trojeve shqiptare. Adrola Dushi sa herë që shkel në një studio televizive sjell vetëm dritë, pozitivitet dhe bukuri verbuese. Teksa po rrëfente miqësinë e saj të veçantë me Kristina Bakiun, Adrola kujtoi se fillimet e saj në Tiranë nuk kanë qenë edhe aq të lehta.

“Kam pasur një familje shumë fanatike që nuk dilja as në Rrëshen. Kur erdha në Tiranë, mbeta vetëm se familja shkoi në SHBA” tha ajo. “Më paragjykonin për të folurën time, se flisja në gjuhën dialektore, por me ndihmën e Kristina Bakiut dhe miqve të tjerë, tashmë flas në gjuhën letrare, ama kur bashkohemi me fisin, flasim në atë gjuhën tonë dhe askush s`na merr vesh. Unë jam shumë krenare që jam nga Rrësheni dhe e tregoj sa herë që dal në ekran” është shprehur ajo.

Kur e shikon aktualisht Adrolën, mund të mendosh se edhe kur ishte e vogël ajo ka qenë më e përkëdhelura e shtëpisë dhe së çdo gjë e ka pasur në pëllëmbë të dorës. Por s`paska qenë kështu!

“Fëmijëria ime ka qenë si pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ndihmoja mamin tek puna që te fitonim lek dhe t`i sillnim në shtëpi, nuk kam pasur shumë lodra siç i ka Troi sot” u përgjigj ajo.

Ndërsa sa i takon jetës luksoze në Instagram, Adrola tha se është pjesë e punës dhe nuk ka lidhje me jetën e saj reale.

“Më duhet të udhëtoj tërë kohës, madje rafti im tanimë është bërë valixhja sepse lëviz shpesh. Të gjithë ata që më shohim mua ose Kristinën apo të tjera si ne që postojmë foto nëpër vende, nuk duhet të ndihen keq sepse jeta jonë reale është komplet tjetër gjë” rrëfeu ajo.

Po çfarë ndodh në të vërtetë në jetën përtej instagramit të Adrolës?

“Ju nuk do ta besoni, por unë qaj shpesh, jam shumë e ndjeshme dhe dy gjëra bëj mirë unë, të ha patatina dhe të qaj” u përgjigj më sinqeritetin më madh Adrola.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA