Intervista e trajnerit Christian Panucci, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.
Sa e vështirë të pranohet ky rezultat?
Pjesën e parë kemi luajtur mjaft mirë dhe kemi pasur mundësi për të shënuar, por rezultati tregon që ata shënuan me një rast. Në pjesën e dytë krijuam pak dhe treguam shumë pak, duke treguar një diferencë fizike me kundërshtarin.
Sa mendoni se ndikoi goli i parë i pësuar?
Kemi bërë një reagim të mirë dhe kemi krijuar disa raste, por për fat të keq nuk kemi arritur të shënojmë. Megjithatë mbetet për t’u parë, pasi kemi shumë për të rregulluar atje përpara.
Në katër ndeshjet e fundit zyrtare, kemi humbur të gjitha dhe kemi pësuar 10 gola, duke mos shënuar asnjë. Si mund të dilet nga kjo situatë?
Është e vështirë, pasi këta janë lojtarët. Sot futa edhe dy sulmues në lojë, por nëse nuk shënon, gjithçka bëhet e vështirë.
Vuajmë në qarkullimin e topit, pasi nuk kemi një lojtar që të marrë topin nga mbrojtja. Pse Memushaj luajti në të majtë, kur mund të jepte më shumë në qendër?
Kemi bërë 11 gjuajtje kudër 3. Skuadra ka luajtur dhe Memushaj ka qenë pjesë e lojës tonë, duke u angazhuar maksimalisht edhe në të majtë.
Besoni se mund të arrini rezultat edhe me këtë grup lojtarësh? A ndjeheni në presion nga sjellja e publikut në momente të caktuara?
Unë respektoj publikun dhe kur humb, është normale që të acarohen. Këta janë lojtarët dhe me këta unë do të vazhdoj përpara. E kuptoj mirë publikun dhe ka të drejtë.
Top Channel