Besimtarët bektashianë festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit, një ndër më të rëndësishmet për ta. Ceremonia kryesore është mbajtur në Tiranë, në Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit dhe fjala kryesore është mbajtur nga kryegjyshi botëror, Dedebaba Haxhi Mondi.

Sulltan Nevruzi festohej dikur si festë e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Pikërisht në Shqipëri ndodhet edhe Kryegjyshata Botërore, e cila vizitohet nga shumë besimtarë dhe turistë të huaj, nga e gjithë bota.

Kryegjyshata mban lidhje me shumë teqe, si në Lindje, ashtu dhe në Perëndim. Teqeja më e madhe ndodhet në SHBA, e cila është një qendër patriotike dhe fetare ku mblidhen bektashianët që jetojnë atje.

Por çfarë simbolizon kjo festë? “Novruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Ditë e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e “Sulltan Novruzit” ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI.

Në shekullin e XX-të dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Dita e Novruzit festohet edhe në vende të tjera të botës myslimane, në ditët që variojnë nga 20 deri më 26 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA