Filmi Serial “Riviera”, me krijues skenaristin fitues të çmimit Oscar, Neil Jordan, është një thriller intoksikues, i vendosur në botën e errët e të rrezikshme të ultra të pasurve. Është paraja që të çon drejt korrupsionit apo është korrupsioni që të bën të pasur? Ndiqeni çdo të martë ora 21:00 në Top Channel.

Filmi serial “Riviera” është një thriller ambicioz e plot emocione, krijuar nga skenaristi fitues i çmimit Oscar, Neil Jordan dhe i vendosur në sfondin e botës pompoze të ultra të pasurve.

I vendosur në Rivierën franceze, seriali fokusohet tek Xheorxhina Klios, kuratore veprash arti, jeta e së cilës kthehet përmbys pas vdekjes se burrit të saj miliarder Kostantin Klios, aksidentalisht në shpërthimin e jahtit.

Ajo do të shokohet kur zbulon se pasuria e jetesa luksoze ai siguronte, rrethoheshin nga dhuna, gënjeshtrat, sekrete dhe vrasje. Ajo duhet të largohet sa më parë nga kjo botë për të mbrojtur familjen dhe veten. Asaj do t’i duhet te përfshihet në një bote gënjeshtrash, marrëveshjesh të dyfishta dhe krimi, ndërsa kërkon të zbulojë dhe të vërtetën për vdekjen e burrit të saj.

Seriali përshkon rrugëtimin e të tatëpjetës morale të heroinës Xheorxhina, pas vdekjes së dhunshme të burrit të saj Konstantine Klios. Odisea e saj personale zbulon sa pak ajo dinte rreth burrit te saj dhe hedh drite mbi botët e errëta që gjallojnë kaq afër jetëve të super të pasurve, duke përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne nuk mund t’i shohim gjera të tilla, por ata e ngjyrosin historinë tonë si një pike gjaku në një gotë të mirë shampanje.

Filmi gjithashtu eksploron botën shumë milionë dollarshe të artit bashkëkohor, e cila sjell një tematike me vete: çfarë është e vërtetë, çfarë është e bukur, çfarë ka vlerë?! Natyra arbitrare e përgjigjeve ndaj këtyre pyetjeve pasqyron e dyanësisë morale të të gjithë personazheve tonë. Mbi të gjitha Xheorxhinës.

Të ngatërruara në udhëtimin nga drita në errësire që ndjek Xheorxhina, janë gjithashtu marrëdhëniet kyçe që ajo zhvillon dhe këta jane gurët baze te ngritjes se dramës emocionalisht që të ngërthen pas serialit.

Njëra prej tyre është ajo me Irinën, gruas së parë të Konstantinit. Marrëdhënie tjetër janë ato qe ajo ka me fëmijët e burrit, Kristos, Adam dhe Adriana.

Historia e Xheorxhinës bëhet edhe më e ngarkuar, pasi ajo hyn në një marrëdhënie të komplikuar me Adam, djalin e madh te Konstantines dhe Irinës. Ai është një figure e peshtjelluar dhe komplekse – djali i dashur, i cili publikisht shmang jetën e shkëlqyer të familjes Klios – por vdekja e Konstantinit ka ndezur një vatër vetëshkatërruese brenda tij.

Ndërsa udhëtimi i saj vazhdon, Xheorxhina përpiqet të shpëtojë që të dy Kriston dhe Adrianen – në mënyra shumë të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA