25/12 23:46
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pritur me protesta nga studentët në një takim të organizuar me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Në momentin që ministri, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrasin “turp,turp, turp”.
Më tej njëri nga studentët është përballur me ministrin Lleshaj, duke i thënë se atij nuk i takon të shkojë në asnjë vend të Shqipërisë, pasi qeveria, sipas tij është ilegjitime.
Top Channel