Emigruan për një jetë më të mirë duke lënë fëmijët pas, vajza falenderon prindërit për sakrificat

16/03/2019 22:44

Historia e tretë që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Shpëtimit dhe Sulltanes.

Ata kishin rënë në dashuri me shikim të parë dhe kishin vendosur të martoheshin. Nga kjo martesë kishin ardhur në jetë 3 fëmijë, një ndër ta ishte Mirketa, e cila i kishte ftuar në program. Vështirësitë ekonomike i kishin detyruar që të emigronin dhe t’i linin fëmijët në Shqipëri kur ata kishin qenë të vegjël.

Mirketa i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje prindërve të saj dhe për t’i falenderuar për sakrificat që kishin bërë për ta. “Ma, ba ju e dini që nuk e them shpesh të dua, por duhet ta dini se jeni shumë të rëndësishëm dhe ju jam tepër mirënjohese! Ju keni qenë mbështetja ime më e madhe dhe dua t’ju kërkoj falje se nuk e mbarova dot shkollën!”

Prindërit treguan vështirësitë dhe sfidat që kishin kaluar për të rritur fëmijët e tyre dhe për t’i siguruar një jetë më të mirë. Gjatë bisedës ata rrëfyen se emigrimi kishte qenë tepër i vështirë dhe e kishim menduar si të vetmen rrugë për të mbajtur familjen e tyre.

E ftuar surprizë për ta ishte këngëtarja e muzikës popullore, Merita Halili e cila iu drejtua Shpëtimit dhe Sulltanes me këto fjalë: “Unë jam prind vetë dhe e di shumë mirë sakrificën e prindërve, por sakrifica nuk humbet asnjëherë. Ti je nënë dhe të dhemb shpirti por baballarët bëjnë shumë për vajzat.”

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA