I ftuar në emisionin Voila ka qenë për këtë javë këngëtari Mentor Haziri. Para pak kohësh ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Hana”.
Këngë me motive shqiptare, e shkruar nga Eriona Rushiti, dhe e orkestruar nga Florent Boshnjaku, video e këngës është xhiruar në qytetin e Ferizajt.
Haziri I pyetur në lidhje me zhvillimin dhe vështirësitë në tregun muzikor shqiptar ka shprehur keqardhjen për disa artistë që kanë vite në muzikë dhe që nuk janë ende në vendin që ju takon, kjo për shkak se Shqipëria dhe Kosova nuk ka një industri muzikore të mirfilltë si vendet e tjera.
I pyetur në lidhje me jetën private, ai është shprehur që do vazhdojë t’a ruaj me fanatizëm jetën private, dhe nuk do të dëshironte që të behej publike kurrë për klikime apo lajme rozë, dhe do të vazhdojë t’a ruaj me fanatizëm.
Në lidhje me materialet muzikore të kënduara prej tij në më shumë se 1 dekade, ai ka pohuar që mbi 60% e tyre kanë patur lidhje me histori dashurie, apo situatat personale të përjetuara prej tij.
Top Channel