Video/ Mbappe merr Francën për dore, dy gola ndaj Suedisë dhe kualifikim bindës në fazën tjetër të Botërorit Çfarë do të bënit për 10.000 euro?! Do të zhyteshit në ujëra të ngrira në mesin e një nate të acartë?
Disa sipërmarrës të rinj në Finlandë e kanë bërë me shpresën se kështu, do të fitonin aprovimin e një paneli investitorësh. Konkursi i përvitshëm “Polar Bear Pitching” u zhvillua në qytezën e largët Oulu, e cila ndodhet vetëm një orë larg me makinë nga rrethi arktik.
Garuesit mund të kërkojnë mbështetjen financiare, por duhet të flasin vetëm kur uji i ngrire t’i ketë mbërritur deri në pjesën e gjoksit. Çfarë ndjesie është kjo?
“Është e tmerrshme. Duket sikur po të gjuajnë me grushta nja 10 djem vërtet të fortë”, tha Lasse Brurok, fitues.
Ky ishte shpjegimi qe dha Lasse Brurok, fituesi i çmimit të këtij viti se bashku me partnerin e tij të biznesit, Arne-Morten Willumsen.
Sensi i humorit të dyshes i la mbresa jurisë dhe me shumë gjasë, përpjekja e tyre për të lançuar një website që i lejon përdoruesve të blejnë e të shesin online librat të rinj dhe të përdorur në vendlindjen e vet, Norvegji, ka per te marre mbështetje.
Top Channel