Elisa Spiropali: Edhe kur më kanë ofenduar, kjo ka qenë arma ime për t’ia dalë

15/03/2019 17:45

Elisa Spiropali ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli për marrëdhëniet me të bijën, si edhe qëndrimin lidhur me situatën aktuale në politikë.

Prej 13 vitesh në politikë, tashmë ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa tregoi se nuk është penduar për asnjë moment që ka marrë përsipër t’i hyjë kësaj rruge.

Ajo pranoi se kanë qenë të shumta rastet kur e kanë ofenduar apo përfolur, megjithatë asnjëherë nuk është ndierë e ofenduar, sepse nuk i ka marrë seriozisht fjalët që janë thënë prapa krahëve.

Sipas saj, këmbëngulja për t’i çuar gjërat deri në fund është padyshim arma që e ka ndihmuar t’ia dalë përpara çdo sfide dhe të arrijë këtu ku është sot.

“Nuk heq dorë dhe kam besim tek ato që bëj, ndryshe nuk do t’i bëja”, tha ndër të tjera Elisa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA