BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve për luftën në Ukrainë, Ursula von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë 06/02 18:53
Rrëzimi i aeroplanit me pasagjerë i linjës ajrore, Ethiopian Airlines, që ka lënë të vdekur 157 persona në bord, ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me sigurinë e aeroplanit, Boeing 737 MAX 8.
Rrëzimi i 10 marsit, ka shënuar aksidentin e dytë fatal në më pak se gjashtë muaj, në të cilin është përfshirë lloji i njëjtë i aeroplanit.
Në muajin tetor, një aeroplan i njëjtë i kompanisë Lion Air pati rënë në oqean, duke lënë të vdekur 189 persona.
Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, linjat ajrore të Etiopisë dhe Kinës kanë hequr dorë nga të gjithë aeroplanët Boeing 737 MAX 8.
Top Channel