Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë Pas vizitës së nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale, në Kosovë mbërrijnë sot edhe dy këshilltarët kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel.
Këto javët e fundit, vizitat e përfaqësuesve të lartë të shteteve mike në Kosovë janë shtuar ndjeshëm, dhe boshti i bisedimeve ne te gjithe rastet ka qene taksa 100% e vendosur produkteve serbe dhe dialogu me Serbinë.
Edhe pse Merkel e ka bere te qarte qe ne fillim se ishte kundër idesë së korrigjimit te kufijve, Berlini nuk pajtohet as ai me taksen dhe i ka kërkuar ekzekutivit ne Prishtinë të heq dorë prej tarifës polemizuese.
Hale më herët i ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet dhe roli I saj në dialog. Ai percolli mesazhin se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme, e duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, përseriti se në thelbin e saj duhet te qendroje njohja e ndërsjellët.
Vizita në Kosovë është ndalesa e fundit e turit te tij në Evropë gjatë te cilit qëndroi edhe në Beograd prej nga u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërpresin provokimet dhe të rihapin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Bisedimet janë pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për vazhdimin e tyre pa heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, që u vendosën në nëntor të vitit të kaluar nga qeveria e Kosovës.
Top Channel