Kjo e diel në Top Channel premton një programacion të pasur dhe ideal për ditën e fundit të javës.

Programet që do të vijnë, nisin me Top List, ku do të mësojmë se cili artist do të jetë në vendin e parë të klasifikimit të tregut muzikor shqiptar.

Për ata që nuk kanë patur mundësinë të ndjekin premierën e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani dhe historitë në programin e saj vijnë në ritransmetim në orën 12:45.

Spektakli i ditës së fundit të javës, “E Diell” në orën 15:15 premton surpriza të shumta me të ftuarit dhe rubrikat e larmishme, që janë bërë shoqërues të çdo të diele të teleshikuesve.

Mundësitë për të fituar, për të bërë marrëveshje apo guxuar për të pritur verdiktin e fatit, do të jenë sot në Top Channel, me programin “Dilema, deal or no deal” nga Eno Popi në orën 18:00.

Ndërsa Exclusive në orën 20:10, vjen te teleshikuesit me historinë nga jeta e një murgeshe.

Dhe për të mbyllur këtë të diel të pasur në Top Channel: Rikthehet në orën 21:00 spektakli më i dashur i të gjithë shqiptarëve, Portokalli.

Një e diel fantastike në ekranin e Top Channel.

Top Channel