Në këtë artikull do ju prezantojmë me disa objekte të lashtësisë që për kohën kanë pasur një teknologji shumë të avancuar. Lexoni me kujdes.
Artifaktet aerodinamike të Kimbajave, 1000 vjet para erës sonë (Foto 1)
Zaret romakë me 10 faqe që nuk përmenden gjëkundi (foto 2 dhe 3)
Bateria e Bagdadit, 250 vjet para erës sonë (foto 4, 5 dhe 6)
Gypat 150 mijë vjeçare të Baigongut në Kinë, me rrezatim (foto 7)
Bateria e Bagdadit, 250 vjet para erës sonë ----
Një nga debatet më të mistershme i ka ngjallur një objekt që u gjet pranë Bagdadit në vitin 1936. Shumë shkencëtarë këmbëngulin që nuk ka mundësi të jetë përdorur për elektricitet në atë periudhë, dhe mbase ka qenë thjesht për të izoluar letra të rëndësishme. Ndërkohë, të tjerë shkencëtarë i kanë riprodhuar në mënyrë identike dhe i kanë bërë të funksionojnë më së miri si bateri.
Objekti përbëhej nga një enë balte me një cilindër bakri në mes dhe një shufër çeliku që hynte brenda cilindrit. Misteri ishte që shufra e çelikut përputhej mirë dhe krijonte një izolim të plotë të çdo substance të lëngshme që mund të fusje brenda, dhe nuk e prekte fare cilindrin e bakrit, pasi në grykë kishte një shtresë bitumi për ta izoluar. Nëse brenda fusje lëng limoni, objekti mund të prodhonte fare mirë energji elektrike në sasi të vogla.
Top Channel