Vetën pak ditë na ndajnë nga 8 marsi, dita ndërkombëtare e gruas, ku e gjithë bota ngre zërin për të drejtat e grave dhe vajzave në të katër anët e globit.

Kurrësesi, as Soirée nuk mund të qëndronte indiferente ndaj kësaj dite.

Për këtë, Jonida Shehu sjell mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel disa prej figurave femërore më të njohura në vend si Edita Tahiri, Eni Çoabni, Linda Spahiu, Erinda Ballanca e shumë të tjera.

Gjatë bisedës në studio, Edita Tahiri, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës dhe një nga politikanet më të njohura në Kosovë ka rrëfyer se si refuzoi aktorin e njohur amerikan, Richard Gere.

“Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup… të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja. Dhe ai më kërkon një takim me mua. Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardh me pa popullin e shtypur apo agresorin. Kur erdhën për të më thirrur, u thashë që nuk vij. E refuzova!”.

Gjithashtu, Tahiri ka rrëfyer edhe arsyen e vërtetë pse ka qëndruar beqare, e pamartuar. Por këtë dhe shumë të tjera nga të ftuarat në Soirée i mësoni sonte në ekranin e Top Channel, në orën 22:00.

Top Channel