Në vetëm 24 orë, kryeministri Edi Rama ka dhënë 4 intervista në televizione dhe gazeta prestigjioze italiane, ku ka folur për krizën politike në Shqipëri dhe se çdo të ndodhë pas djegies së mandateve nga opozita.

Kryeministri i ka qëndruar stoik tezës së tij se para Parlamentit dhe Kryeministrisë po proteston establishmenti i vjetër politik që u “degdis” nga shqiptarët në 2013 dhe jo populli.

Ndërkohë në Twitter, pas përfundimit të 24 orëve në Itali, Rama ka treguar se ishte i detyruar të jepte intervista në shtetin fqinj për të pastruar imazhin e Shqipërisë, pasi opozita e ka ndotur me veprimet e saj.

“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA