Këngëtari i njohur Mateus Frroku ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të promovuar videoklipin e tij më të ri “Pa këmbë në tokë”.

Mateus tregoi se kjo është një këngë shumë personale, që e ka ndjerë shumë dhe nuk dëshiron që ta këndojë gjatë performancave të tij live.

Ndërkohë në bisedë e sipër këngëtari iu përgjigj edhe zërave të shumtë që kanë qarkulluar mbi përfundimin e lidhjes së tij 9-të vjeçare, duke theksuar se kjo baladë nuk ka lidhje me historinë e tij të dashurisë.

Mateus pranoi se të dyja palët e kanë kaluar ndarjen, madje ai ka zgjedhur të fshijë të gjitha fotot dhe kujtimet e tjera që ka patur me të dashurën gjatë lidhjes.

Top Channel