“Dil jashtë”/ Debati me Ramën gjatë dëgjesës për ‘Territorialen’ në Berat, Egla Ceno tregon përballjen me kryeministrin: Doja të flisja, ai u çua i irrituar dhe… 13/09 16:30
Vjosa Paçuku, makeup artistja e njohur me origjinë shqiptare ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.
E larguar nga Kosova që në moshën 12 vjeçare, Vjosa tregoi më shumë nga rrugëtimi i saj dhe vendosja në SHBA.
Ajo pranoi se kishte nisur të punonte që në moshë të re, madje përpos punëve të lidhura me profesionin e saj si makeup artiste, Vjosa tha se dikur ka punuar si kamariere dhe recepsioniste në biznesin e familjes.
Sot ajo tregoi se ndihet më krenare se kurrë për çdo punë që ka bërë, pasi ka fituar privatësinë e saj financiare që në moshë të re.
Top Channel