Flaka Krelani imiton në mënyrë perfekte Eli Farën, Irini Qirjakon, Bujar Qamilin & Nexhmije Pagarushën në “ E Diell”.

03/03/2019 16:11

Që Flaka Krelani është e talentuar në muzikë dhe kërcim, këtë e ka dëshmuar prej vitesh suksesi në skenë sikurse edhe sot me këngën e saj “Def Star” apo “Billy Jean nga Michael Jackson e që ndezi nga të katërta anët studion e “E Diell”.

Por që ajo të imitonte si origjinali, 4 këngëtarët më të mirë të trojeve shqiptare, Eli Farën, Irini Qirjakon, Bujar Qamilin & Nexhmije Pagarushën kjo po që ishte një surprizë.

“Unë i respektoj këta këngëtarë dhe i dua shumë dhe nëse do të kisha mundësi, do të kisha bërë një koncert me ta sepse janë artistë të mrekullueshëm dhe jemi me shumë fat që i kemi” u shpreh ajo.

Dhe Flaka mori në dorë mikrofonin, pa impostim te ekzagjeruar, pa sforcim, por krejt e natyrshme dhe e çiltër, filloi të këndonte perlat e muzikës shqiptare që nëse do t`i dëgjonim, pa i parë fare, do mendonim që janë vetë ata që po i këndojnë!

Flaka padiskutim që di të na befasojë!

Top Channel