“Diaspora”/ Anaida Deti, stomatologia shqiptare që nisi një jetë të re në Kanada

02/03/2019 20:30

Në episodin e radhës të “Diaspora”, ishte historia e Anaida Detit, e cila ka 22 vite në emigrim dhe nuk është  kthyer në Shqipëri, që prej ditës që iku bashkë me familjen e saj.

E larguar në vitin 1997 nga Shqipëria drejt Italisë, ku dhe qëndroi 5 vjet e gjysmë, pas shumë mundimesh  nuk gjeti hapësirat as ne shtetin fqinj dhe vendosi të largohej drejt Kanadasë. Fillimet atje Anaida i kujton shumë të vështira.  Shkollimin e nisi prej fillimit pasi asnjë diplomë nuk i njihej. Problemet më të mëdha  ishin në vitet e para me gjuhën angleze, të cilën nuk e kuptonte.  Ka bërë disa punë të ndryshme  brenda ditës. Për shumë vite ka punuar 7 ditë në javë, pa pushim.

Me shumë vështirësi dhe me sfida të një pasnjëshme arriti të ndërtojë klinikën e saj dentare para pak vitesh. Ne fillim askush nuk e besoi dhe i thonin: “ Mos shiko ëndrra me sy hapur”. Sot në klinikën e saj ka të punësuar 12 persona me kombësi të ndyshme, të cilët po i mëson nga pak edhe gjuhën shqipe.  Me shumë mall kujton vendlindjen e saj, Durrësin, si dhe çdo dimër kur nis dëbora në Kanada e kujton me nostalgji klimën e Durrësit.

Në 22 vite Shqipërinë e ka parë vetëm nëpërmjet televizioneve shqiptare. Ajo është e bindur që kur të kthehet do shohë një vend që nuk ngjason me atë që ka lënë kur u largua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA