Autorja dhe moderatorja e “Ftesë në Pesë”, Bieta Sulo, i bëri një vizitë sot stafit të “Portokalli” për të mësuar më shumë rreth të rejave që do të ketë sezoni i ri, i cili fillon këtë të dielë.

Gjatë intervistës, regjisori Altin Basha, zbuloi se do të ketëndryshime dhe prurje të reja, por surpriza më e madhe do të jenë moderatorët.

Nga kjo e dielë, spektakli më i madh i humorit në Shqipëri do drejtohet nga katër moderatorë.

Ende nuk dihet se cilët do të jenë emrat që do prezantojnë krah Xhemit e Salsanos, ndaj vlen të presim me padurim të dielën mbrëma.

Top Channel