Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu Gresa Behluli, vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore e qytetare në Kosovë, Shkurte Fejza, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.
Vetëm pak ditë më parë ajo risolli në versionin e saj disa prej këngëve të vjetra shqiptare, të cilat ende dëgjohen e këndohen nga të gjithë. Ndër to, Gresa veçoi si më të preferuar këngën “Mora Fjalë”, këngë kjo e kënduar nga e ëma.
Sa i përket jetës personale, bjondia simpatike tregoi që ka nisur përgatitjet për dasmën, madje zbuloi ekskluzivisht për “Ftesë në Pesë” datën e martesës.
Gresa dhe pratneri i saj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në datën 30 Mars.
Vlen të përmendim që çifti kanë kohë që janë në një lidhje dashurie.
Top Channel