Seria A vendos pas disa dekadash të heq dorë nga topi i kuq…nuk do të përdoret më 30/12 00:47
Cristiano Ronaldo mund të humbasë transfertën me Napolin për një problem në kaviljen e majtë.
“Ylli” portugez është stërvitur veçmas në seancën e kësaj të mërkure, por do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme para se të merret vendimi përfundimtar. Sipas të gjitha gjasave, CR7 do ta ndjekë nga televizori takimin e “San Paolos”.
Juventusi nuk rrezikohen nga Napoli në garën për titull edhe nëse e humbet këtë sfidë, pasi diferenca është plot 13 pikë.
Për bardhezinjtë do të ishte një gafë e rëndë nëse lojtari portugez do të rrezikonte ndeshjen e kthimit me Atleticon e Madridit në Champions.
Top Channel