Larg vëmendjes mediatike për 9 vite, fituesja e BB4 zbulon arsyen që do ju habisë

26/02/2019 18:15

Fituesja e Big Brother 4, Ermela Mezuraj, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

Pas kësaj eksperience që ishte me shumë rëndësi për të, Ermela zgjodhi të qëndronte larg vëmendjes mediatike për një kohë të gjatë, e arsyen e këtij vendimi ajo e tregoi për herë të parë sot.

Bjondia simpatike zbuloi se kishte kaluar një periudhë depresive pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” dhe shkak ishin bërë çuditërisht paratë e fituara dhe fama e marrë në një kohë të shkurtër.

Duke e cilësuar një “traumë për mirë” , ajo shpjegoi se asokohe ndihej shumë bosh dhe iu deshën vite të rikuperohej e të rigjente veten.

“Realisht e kam përjetuar keq daljen mbas Big-ut, aqkeq saqë m’u desh të rikuperohesha për të rigjetur veten ose të rikuperoshesha për të gjetur balancat e brendshme të vetes time. Ishte një proces shumë i çuditshëm që unë nuk e prisja, jam shumë e mërzitur me veten pse nuk prisja këtë. Ndërkohë unë brenda ndihesha bosh, nuk e di pse ndodhi kështu realisht, por kështu ndodhi…” u shpreh ajo.

Sa i përket jetës personale, Ermela tregoi se ende nuk ka një partner në krah dhe se është totalisht e angazhuar në profesionin e saj.

Top Channel