Shkëlqim dhe ekstravagancë për “Oscars”, habit Bleona Qereti

25/02/2019 11:55

Kur bëhet fjalë për “Oscar”-ët, është e pamundur të lësh jashtë vëmendjes “tapetin e kuq”, me glamurin, ekstravagancën dhe kolpot e skenës.

Me një diamant të “Tiffanis”, 128.54-karatësh, me vlerë 30 milionë dollarë, Lady Gaga kishte të gjithë ndriçimin që i duhej. Ylli i “A Star Is Born” mbante në qafë diamantin e mbajtur nga Audrey Hepburn në “Brekfast at Tiffany’s”, me një fustan të zi të Alexander McQueen.

Asaj iu bashkuan në “tapetin e kuq” Jennifer Lopez dhe Brie Larson, me fustane të argjendta e plot shkëlqim. Glamur i shkollës së vjetër, fustane me ndriçim metalik, shumë “pink”, pantallona për femra dhe një fustan shokues për një burrë… Ishte aktori këngëtar Billi Porter që tronditi turmën me një frak-fustan të Christian Siriano, ngjyrë të zezë.

Shkëlqyen në “tapetin e kuq” Glen Close me një fustan të Carolina Herrera, Regina King që kishte zgjedhur Oscar de la Rentën, Angela Bassett e “Panterës së zezë” të Rim Akras, por edhe Kacey Musgraves, Linda Cardellini dhe Helen Mirren, të gjitha me nuancat e rozës.

Ndërkohë, edhe festa e post ceremonisë së madhe tërheq jo pak vëmendje, me të tjera fustane e të tjera modele të ekspozuara. E këtu nuk ka munguar edhe shqiptarja Bleona Qereti, me një fustan ngjyrë bronzi të dizajnuar nga Valdrin Sahiti, që ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në shfaqje të tjera, këtë herë ishte më pak transparent, në një kohë kur Kendall Jenner ka zgjedhur të bëjë të kundërtën, duke treguar jo pak nga fiziku i saj i lakmueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA