“Po shqyrtohet krijimi i një strukture të veçantë komande”, Wall Street Journal: NATO mund të dislokojë deri në 60 mijë trupa pranë kufirit me Rusinë
Ka nisur protesta e sotme e opozitës, e udhëhequr nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Por mbështetës të opozitës ata kanë ndezur disa qirinj në kujtim “të parlamentit të vdekur”.
Disa të rinj mbajnë në krahë shirit të bardhë, si shenjë paqe për protestën.
Protesta e sotme vjen vetëm pak orë pasi deputetët demokratë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, hoqën dorë nga mandatet parlamentare.
Ndërkohë seanca parlamentare e ditës së sotme u shty nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, me synim shmangien e çdo incidenti të mundshëm.
Sakaq Policia e Shtetit deklaroi se nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale.
Top Channel