Çdo vit në Durrës, menaxhimi i fluksit të vizitorëve në Muzeun Arkeologjik mbetet një ndër sfidat e sezonit turistik.

Për të përballuar fluksin e turistëve në muze, specialistët sugjerojnë angazhimin e të rinjve vullnetare.

Specialistja e trashëgimisë kulturore, Antigoni Gjergji thotë: “Po afron sezoni turistik dhe mënyra tradicionale me të cilën është menaxhuar deri më sot muzeu bën që të mos përballohen dot cilësisht flukset e shumta të turistëve që vijnë duke u rritur. Ndaj, marrëveshja ekzistuese duhet çuar përpara në mënyrë që të rinjtë të përfshihen në shërbime të ndryshme, qoftë me përvoja vullnetarizmi apo praktikash në muze për të na ndihmuar deri në momentin që do të vihet në zbatim ligji i ri për trashëgiminë kulturore”.

Por, a kanë interes të rinjtë për të ofruar vullnetarisht shërbimin e tyre në muze dhe monumente të tjera të trashëgimisë sonë kulturore me të cilat Durrësi është tejet i pasur?

“Të rinjtë janë tepër të interesuar pasi studiojnë për turizmin kulturor-arkeologjik dhe trashëgiminë kulturore në tërësi, po problemi është se bashkëpunimet institucionale nuk janë aq të lehta dhe gjithnjë kanë ccaluar, kjo dhe për shkak të kornizave ligjore me varësi të dyfishta a të shumëfishta të institucioneve e këto prishin punë, po shpresoj se nisma do të aktualizohet shumë shpejt”, shton Gjergji.

Këta studentë të Univeristitet të Durrësit e shohin vullnetarizmin në muze gjatë sezonit turistik dhe si një mundësi e mirë punësimi në të ardhmen.

“Kjo është një nismë shumë e rëndësishme pasi muzeu është një derë e hapur për të gjithë për të promovuar vlerat dhe trashëgiminë që mbart. Ndaj është një mundësi e mirë për ccdo student që të japë një kontribut për të promovuar vlerat e tij”, shprehet një student.

“Unë do të ofroja vullnetarizmin tim dhe do të doja të punoja në këtë institucion, pasi kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë dhe për karrierën e të ardhmen time”, thotë një tjetër.

Vitin e kaluar, Muzeu Arkeologjik i Durrësit u vizitua nga afro 21 200 turistë vendas e të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA