FOTO/ Nga prezantimi i motit në “Onlyfans”, modelja meksikane nuk i lë vend imagjinatës së fansave me hiret bombastike
22/11 21:42
Era Rusi ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi aktivitetet e shumta muzikore, si dhe të rejat nga jeta personale.
Kur bëhët fjalë për jetën private, Era gjithnjë i ka kursyer deklaratat, e sipas saj, kjo e ka ndihmuar që publiku të krijojë një imazh tjetër për të.
Në bisedë e sipër, Bieta këmbënguli dhe vazhdoi ta ngacmonte, derisa Era pranoi se kur bëhet fjalë për dashurinë është shumë ëndërrimtare, ndaj edhe preferon të presë.
“Unë besoj tek ajo gjëja që zgjat përgjithmonë dhe jam pak natyrë ëndërrimtare kur vjen puna te dashuria. Në një marrëdhënie nuk jam ajo grifsha që transmetoj në skenë, jam komplet ndryshe”, përfundoi ajo.
Top Channel