Le të na frymëzojë Horoskopi dhe të na udhëheqë drejt zgjedhjes së dhuratës më të mirë dhe romantike.
Dita e Shën Valentinit, festa e të dashuruarve po vjen dhe dikush mund të jetë në vështirësi, sepse nuk ka idenë se çfarë t’i japë të dashurit të tij.
Nëse imagjinata është e pakët, por dëshira e madhe për të kënaqur të dashurit, yjet ju sygjerojnë dhuratat më të mira për secilin shenjë të zodiakut.
Bricjapi - Dhurata për mashkullin: Para shumë dhuratash, burri Bricjap mund të jetë i frikësuar, sepse ai do të donte të shmangte detyrimin për t'u kthyer me po aq bujari. Megjithatë, duke pasur parasysh angazhimet e shumta, ju mund ta bëni atë të lumtur me një axhendë ose një dosje për punën e tij. Dhurata për femrën: Edhe nëse kurrë nuk do ta thoni haptazi, gruaja e Bricjapit pëlqen të jetë e llastuar. Venusi sugjeron që ju ta paraprini atë duke i dhënë asaj pikturën e portretit të saj, e cila do t`i mbushë zemrën (dhe egon) me gëzim.
Top Channel