Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona, autori kishte në shënjestër hebrenjtë që jetonin në zonë
Jemeni ka ekzekutuar në publik dy burra të cilët rrëmbyen, përdhunuan dhe vranë një djalë 12-vjeçar.
28-vjeçari Wadah Refat dhe 31-vjeçari Mohamed Khaled u dënuan për veprat penale në majin e vitit të kaluar, ndërsa u ekzekutuan me plumb pas koke në Aden, ditën e enjte, përpara qindra personave që ishin grumbulluar për të parë ekzekutimin.
Djali po luante pranë shtëpisë së njërit prej pedofilëve kur ata e kapën, e futën në shtëpi dhe e përdhunuan. Duke qenë se djali ulërinte dhe nuk po e pushonin dot, njëri prej tyre i preu fytin.
Me vdekje është dënuar edhe një grua 33-vjeçare e cila ndihmoi pedofilët që të copëtonin trupin për të fshehur krimin. Sipas “El Mundo”, ekzekutimi i saj është shtyrë pasi ajo është shtatzënë.
Top Channel