Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Presidenti Meta: Do mbetet përherë në kujtesën tonë

08/02/2019 21:26

Presidenti Ilir Meta ka qenë ndër të parët politikanë, të cilët përmes rrjetit social “Facebook” kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e publicistit, Kiço Blushi.

“I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi.

Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970″: prozator, kineast, publicist dhe botues.
Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.
I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

  Ndahet nga jeta shkrimtari e publicisti Kiço Blushi

Po përmes “Facebook, ngushëllimet e tij ka shprehur edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama.

“Është ndarë nga jeta Kiço Blushi! Do të rrojë gjithmonë emri, fisnikëria, vepra e tij! I ndrittë shpirti e mirësia ia mbuloftë emrin përjetësisht!”, shkruan Luan Rama në Facebook, teksa ka postuar edhe një foto të tijën me Kiço Blushin.

Top Channel