Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona, autori kishte në shënjestër hebrenjtë që jetonin në zonë
Franca ka në plan të mbështesë një propozim të BE për të rregulluar tubacionin e Rusisë, Nord Stream 2, tha të enjten Ministria e saj e Jashtme, duke kërcënuar potencialisht përfundimin e saj dhe duke i dhënë një goditje Gjermanisë, e cila po përpiqet të mbledhë mbështetje për projektin.
Ekzekutivi i Bashkimit Evropian dëshiron të zgjerojë ligjet e saj të brendshme të tregut të energjisë në tubacionet e gazit në det të hapur, para se të përfundojë ndërtimi, duke shpjeguar edhe mënyrën se si përdoret lidhja e re e gazit nën Detin Baltik, nga Rusia në Gjermani.
Në formën e tanishme, Nord Stream 2, në pronësi të plotë të firmës shtetërore ruse të energjisë Gazprom, nuk do të ishte në përputhje me rregullat më të ashpra të parashikuara për projektet e reja të infrastrukturës.
Burime diplomatike thanë më parë se Gjermania po bënte presion ndaj kryeqyteteve të tjera evropiane për të bllokuar direktivën e re.
“Franca synon të mbështesë miratimin e një direktive të tillë. Puna po vazhdon me partnerët tanë, veçanërisht me Gjermaninë, për ndryshimet e mundshme në tekst, “tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme franceze, Agnes von der Muhll në një konferencë.
Blloku i BE-së është i ndarë në mbështetjen e tij për projektin. Vendet e Europës Lindore, Nordike dhe Balltikut i druhen faktit se tubacionin prej 1,225 km (760 milje), do ta bëjë BE-në peng të Moskës, ndërsa ato në Evropën veriore, veçanërisht Gjermania, i japin përparësi përfitimeve ekonomike.
Top Channel