Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm, por njëkohësisht i pranoi atij edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar duke i dhënë mundësinë të kryej vetëm 25 vjet burg per vrasjen e katër oficereve të policisë.

Dënimi i dhënë për Dajtin erdhi në shkallën e dytë, i apeluar prej tij, pasi në shkallën e parë nuk ju pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar. Dritan Dajti akuzohet se ne vitin 2009, gjate shkëmbimit të zjarrit vrau katër oficerë policie në Durrës, gjatë një aksioni për arrestimin e tij.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor Dajti nuk mori avokat, por nuk pranoi as avokatët kryesisht të përcaktuar nga shteti. Pas një sage të gjatë seancash, pavarësisht në mungesën e avokatit, ai mori dënim me burgim të përjetshëm.

Por Gjykata e Lartë e ktheu këtë shqyrtim për shkelje proceduriale në shkallë të parë sërish. Gjatë rishqyrtimit Dajti nuk e pranoi sërish mbrojtjen, por gjithsesi ai u gjet serish fajtor për vrasjen e katër policëve, ndërsa apeli i uli atij një të tretën e dënimit duke ia kthyer në 25 vjet burg.

Por anëtaret e trupës gjykuese nuk iu përkasin Gjykatës së Krimeve të Rënda, por janë gjyqtarë të deleguar që vinjë nga gjykatat e Apelit në rrethe.

Kjo për shkak se të gjithë gjyqtarët kishin konsumuar të paktën një herë të drejtonin seancat ndaj Dajtit dhe ishin përjashtuar nga gjykimi ndaj tij.

Kjo është rasti i parë që një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk e dënon me burgim të përjetshëm ata që gjen fajtorë për vrasjen e policëve.

Top Channel