Tashmë është zyrtare! Fundi i një kalvari ankthi është i dhimbshëm, për familjarët, por edhe unifikues nga ana tjetër.

Emiliano Sala, futbollisti i lindur në vitin 1990, ka ndërruar jetë pas rrëzimit të avionit me të cilin po transferohej nga Nantes në Francë, drejt Cardiffit në Uells të Britanisë së Madhe.

Trupi i gjetur në mbetjet e avionit në fund të detit, në ngushticën e La Manshit, i përkasin pikërisht atij.

Një ngjarje kjo që ka sjellë një “mjegull” trishtimi për botën e futbollit. Të shumtë janë kolegët që kanë përshëndetur për herë të fundit argjentinasin, përmes mesazheve të publikuara në rrjetet sociale.

Ka nga ata, që me shumë ndjeshmëri i urojnë të prehet në paqe, si Kylian Mbappe, por edhe nga ata që ende nuk arrijnë ta besojnë, si Ozil. Veç lojtarëve, edhe klube nga e gjithë bota kanë dedikuar një mesazh ngushëllimi për të. Përveç Cardiffit, ku ai do të luante, mesazhe kanë dërguar Milan, Lazio, Barcelona, sikurse edhe ekipe të vendlindjes së tij, Argjentinë, si Boca Juniors etj..

“Shpirti yt do të shkëlqejë përgjithmonë tek imi”, është mesazhi më special dhe më prekës, dedikuar Salës nga e motra, Romina.

FOTO GALERI
10/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA