Maqedoni, gripi shënon viktimën e dytë brenda pak ditëve
07/02/2019 16:38
Regjistrohet viktima e dytë nga gripi sezonal.
Pas pesë vjeçares nga Shutka e Shkupit, rasti i dytë është regjistruar në Ohër ku ka ndërruar jetë një 24 vjeçare cila ka qenë në kujdes intensiv dhe reanimacion në Shkup.
Ajo kishte ndërruar jetën para dy ditësh, por rasti është publikuar sot nga autoritetet shëndetësore, raporton Alsat-M.
Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1752 raste me grip që është dyfishi i numrit të regjistruar një javë më parë. Epidemiologët lëshojnë alarmin se numër edhe më i lartë i të prekurve nga gripi pritet periudhën që vijon.
Top Channel