Në të kaluarën, të paktën në vendin tonë, familjet me shumë fëmijë ishin diçka normale, por tashmë situata ka ndryshuar dhe të gjesh një çift me 10 fëmijë është pak e rrallë.

“Daily Mail” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë çiftit Andrews, të cilët kanë dhjetë fëmijë, më i vogli pesë muajsh dhe më i madhi 17 vjeç.

Clive dhe Louise Andrews ka tre vajza dhe shtatë djem. Ata jetojnë në dy shtëpi me tre dhoma gjumi në Lincolnshire dhe kanë aq shumë rroba sa përdorin një dhomë të tërë si gardërobë.

Ata duhet të heqin dorë nga pushimet familjare, pasi vetëm fatura për ushqimin arrin vlerën 1 mijë paund në muaj.

Por pavarësisht kërkesave financiare të larta dhe stresit, çifti këmbëngul se do të bëjnë sërish fëmijë.

FOTO GALERI
11/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA