![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/vlcsnap-2024-06-25-23h23m24s900_sd-1-800x450.jpg)
25/06 23:34
Modelja e njohur ruse, Anastasia Kvitko u bë mjaft e famshme për shkak të krahasimit që i bëhej me seks simbolin, Kim Kardashian.
Gjithsesi, 23-vjeçarja ka deklaruar shpesh herë se është shumë më e bukur se Kim, ndërsa përafrojnë vetëm për format fizike.
Së fundi, Anastasia ka sulmuar sërish Kim Kardashianin, duke u shprehur se asaj tanimë i ka ikur mosha dhe i ka mbetur vetëm Photoshopi.
23-vjeçarja ka shtuar ndjeshëm edhe fansat në Instagram, teksa vetëm gjatë vitit të fundit ka kaluar nga 2.1 milionë ndjekës, në 7.6.
Top Channel