Një aspirinë në ditë më shumë e dëmton shëndetin sesa e ndihmon
23/01/2019 12:00
Marrja e një tablete aspirinë në ditë dëmton shëndetin e moshës së mesme, sepse rrit mundësitë për gjakderdhje të brendshme.
Kjo në bazë të një studimi të ri.
Aspirina, që shërben për trashjen e gjakut, u jepet rregullisht personave në moshë të mesme. Por studimi i fundit, thotë se ajo më shumë dëmton se sa ndihmon shëndetin. Një nga pasojat është gjaldredhja e brendshme, që zbeh efektet e tjera që aspirina mund të ketë.
Shkencëtarët e King’s College London eskperimentuan me 160 mijë persona, për të arritur në konkluzionin se aspirina e konsumuar çdo ditë, dëmton shëndetin.
Top Channel